Gjatë gjysmës së parë të vitit 2018 në Zvicër janë paraqitur pak më shumë se 7800 kërkesa për azil. Në krahasim me gjysmën e parë të vitit paraprak, atij 2017, kjo shifër dëshmon për një ulje prej 14% të numrit të kërkesave të reja për azil, bën të ditur Sekretariati Shtetëror për Migracion (SEM).
Sikurse edhe më parë, numri më i madh i azilkërkuesve edhe në këtë gjysmëvjetor, ka ardhur nga Eritrea, Afganistani dhe Siria.
Gjatë qershorit, në Zvicër kanë ardhur edhe 104 refugjatë tjerë nga Siria, në kuadrin e programit të OKB-së për rivendosje. Me këtë kontigjent, Zvicra po e përmbush gradualisht zotimin e saj për strehimin e 2000 personave veçannërisht të vuajtur e të lëndueshëm nga ky vend. Deri më tash janë strehuar 972 sirianë në kuadër të këtij programi.