Presidenca e Shqipërisë ka reaguar pas sulmeve që u bënë me kthimin në Kuvend nga presidenti të Ligjit për Teatrin Kombëtar.
Kritika të mëdha ndaj veprimit të presidentit ka dhënë edhe kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.
Por zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi, ka thënë se ata janë bazuar, pasi për të ka pasur shumë reagime.
“Presidenti i Republikës i fton të gjithë të shqetësuarit për ndërtimin e një teatri të ri të kenë durim e të lexojnë me objektivitet dekretin, të gjitha arsyetimet, argumentet dhe konstatimet ligjore të cilat bazohen vetëm në Kushtetutën e Shqipërisë, konventat e marrëveshjet ndërkombëtare, ku vendi ynë është palë, detyrimet që lindin prej tyre dhe legjislacionin tonë në fuqi. Dekreti i Presidentit të Republikës i mbështet argumentet vetëm mbi dokumentacionin zyrtar bashkëshoqërues të ardhur nga Kuvendi i Shqipërisë”, ka thënë Blushi.