Një nga vendet me të vizituara deri tash këtë sezon është Lepusha, e cila dallon për nga peizazhi natyror si dhe nga investimet e bëra në fushën e turizmit. Janë disa shtëpi psitjje/që bëjnë të mundur strehimin e vizitorëve.
Lepusha vlerësohet si bukuria e rrallë e natyrës së Kelmendit dhe si “perlë” e Alpeve Shqiptare.
Male të larta me bllokun shkëmbor të Shenikut në Bjeshkët e Namuna dhe malet përreth. Shquhet për kullotat e gjelbra dhe pyje e dendur. Lepusha është një vend i mrekullueshëm me potenciale për turizmin e natyrës dhe atë të aventurës.
Pronarët e bujtinave kanë thënë për ATSH se fundjavat sidomos janë gjithmonë të rezervuara, e këtë verë kanë qenë pothuajse të tëra të rezervuara.