Yje të shumta përfshirë modelet, Gigi Hadid dhe Laetitia Casta kanë pozuar për kalendarin e famshëm të Pirellit për vitin 2019, i cili këtë herë flet për tregimet e katër grave.
Hadid dhe Casta u janë bashkuar aktoreve Julia Garner dhe valltares Misty Copeland në këtë kalendar.
Sipas Pirellyt secila prej grave janë duke luajtur një rol, respektivisht kalendari i paraqet në rrugë për të arritur qëllimet e tyre në jetë. Fotografitë janë realizuar nga fotografi skocez i modës, Albert Watson i cili tashmë ka fotografuar për më shumë se 100 ballina të revistës Vogue përgjatë karrierës së tij.
Kalendari i parë i Pirellit ishte publikuar në vitin 1963 dhe në të janë përfshirë shumë modele dhe një numër i madh i yjeve më të mira të kinemasë.