Veprimtari i njohur shqiptar, Adem Demaçi u varros sot te Varrezat e Dëshmorëve të Prishtinës në Velani.
Ai u varros me nderime të larta shtetërore.
Në varrim për të nderuar jetën dhe veprën e tij morrën pjësë personalitete të larta politike të vendit dhe rajonit e një numër i madh i qytetarëve.
Në fjalimet e tyre Liderët politik kanë thënë se Demaçi ideal e kishte bashkimin e shqiptarëve. ndërsa Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, Demaçin e quajti model të sakrificës për atdhe.
Vajza e Demaçit la mbrapa edhe mesazhin e fundit të tij, ku thuhej “Ju ftoj të reflektoni”.