Krerët e institucioneve të Kosovës kanë shkruar në lidhje me vdekjen e Demaçit.
“Prehu në paqe Baca Adem! Gjithë jetën i shërbeve dhe gjithë jetën e nderove atdheun. Përjetësisht atdheu do ta nderojë e kujtojë veprën dhe emrin tënd”, ka shkruar Kryeminstri Ramush Haradinaj në Facebook.
Presidenti, Hashim Thaçi ka shkruar se “është shumë e vështirë ta pranojmë që simboli ynë i rezistencës, baca Adem, ka ndërruar jetë. Ishte gjithmonë i pathyeshëm dhe i papërkulur përballë çdo sfide. Baca Adem tërë jetën ia kushtoi Kosovës dhe ne gjithmonë do ta kujtojnë si udhërrëfyes dhe do ta kemi si zë ndërgjegjeje popullore. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës”.
“Baca Adem prehu në paqe. Ngushëllimet e mia familjes Demaçi dhe popullit të Kosovës. Zoti të shpërbleftë me xhenet!”, ka shkruar Behgjet Pacolli.