43-vjeçari M. Shehu është gjetur i vrarë në afërsi të marketit dhe restorantit “Getoari”, ku edhe punonte si roje, në Krushë të Vogël të Prizrenit.
Sipas pronarit Bashkim Elshani, i ndjeri besohet të jetë vrarë mes orës 12:00-01:00 pas mesnatës.
Ai më herët kishte qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Shehu, i cili ishte veteran i luftës, është vrarë gjatë orarit të punës, raporton ‘Klan Kosova’.
Trupi i pajetë është gjetur nga vëllai i tij rreth orës 06:00 mëngjesin e sotëm, përcjell albinfo.ch.
Viktima është vrarë me armë zjarri nga gjashtë të shtëna në gjoks, ndërsa motivi i vrasjes ende nuk dihet.