Fituesi i partisë së djathtë anti-migracion SDS, Janez Jansha, prej kohësh është i izoluar. Me atë kanë refuzuar të koalicionojnë partitë e qendrës dhe të majta, kurse Jansha flet gjithmonë e më tepër për zgjedhje të reja.
Megjithatë, edhe partia e dytë më e madhe sllovene nuk ka mundur të krijojë qeverinë e re. Shefi i partisë, kryebashkiaku Marjan Sarec, nuk mund të gjente gjuhën e përbashkët me konservatorët e krishterë NSi, ndërsa partitë tjera të qendrës ishin të gatshëm për bashkëpunim: SMC e ish kryeministrit Miro Cerar, partia e pensionerëve DeSUS dhe partia e ish kryeministres Alenka Bratušek. Por ky koalicion pa NSi nuk ka shumicën.
Partia anti-NATO shfaq probleme për mundësinë e dytë
Opsioni i dytë i Sarec është bashkëpunimi me partinë Levica, por kjo e fundit ka pozicione ekstreme si dalja e Sllovenisë nga NATO. Javën e fundit filluan bisedimet me këtë parti, e cila ka arritur të zbusë disa koncepte.
“Prap se prap një partneritet mes partive të qendrës dhe të majta me Levicën do ishte e vështirë,” mendon politologu Marko Lovec nga Universiteti i Ljubljanës.
Ata mund të gjejnë gjuhën e përbashkët në shumë çështje, por jo edhe bashkëpunim të gjatë në temat si taksat, tregu i punës, reformat e administratës. Mundësia qëndron që në raundin e tretë të bisedimeve partitë në fjalë të caktojnë një emër për shef qeverie dhe thjesht ta votojnë në parlament. Sllovenia mund të krijojë një qeveri me shumicë të thjeshtë.