Një grup vajzash gjimnaste në Britani kanë thyer dy rekorde botërore “Guinness” më 15 nëntor për nga numri i njerëzve të vendosur në një veturë “Mini Cooper” të ri dhe në një “Mini Cooper” të vjetër.
Njëzet e tetë vajza britanike arritën të futen në një “Mini Cooper” në Londër, duke tejkaluar rekordin e vitit të kaluar që ishte 27.
Njëzet e tre nga vajzat pastaj vazhduan për të mbushur një “Mini Cooper” klasik.
Rekordi i vjetër “Guinness” për të zënë vend në një “Mini Cooper” origjinal ishte 21.