Real Madridi ka arritur marrëveshje me portierin e Chelseas, Tibo Courtois.
E përditshmja angleze “Daily Mail”, shkruan se drejtuesit e madrilenëve kanë arritur pajtim me gardianin belg, i cili ka pranuar kalimin e tij te fituesi i Ligës së Kampionëve.
Tani ka mbetur vetëm që klubi i Chelseas dhe Realit të gjejnë gjuhën e përbashkët për ta mbyllur këtë marrëveshje, e cila menjëherë do ta dërgonte portierin belg në “Bernabeu”.
Mediat raportojnë se shifra, e cila do të paguhet nga Reali në arkat e londinezëve është rreth 40 milionë euro, pasi portieri ka vetëm edhe një vit kontratë me “blutë”.