Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin francez në Kosovë, Didier Chabert, me të cilin ka diskutuar për dialogun Kosovë- Serbi.
Kurti ia ka shpjeguar ambasadorit qëndrimin e Lëvizjes, duke thënë se presidenti i Kosovës nuk ka mandat nga Kuvendi për ta udhëhequr dialogun. Kreu i VV-së ka thënë se çdo dialog e marrëveshje matet në Mitrovicë.
“Ne duhet që, fillimisht, ta shqyrtojmë dialogun gjashtëvjeçar paraprak që ta dimë se çka u bë dhe ku jemi. Pastaj, të përgatitemi mirë: t’i formulojmë bashkërisht në Kuvend qëllimet tona dhe kërkesat ndaj Serbisë, si dhe të merremi vesh për parimet dhe kornizën e dialogut të ri. Ndërkaq, ekipi negociator me strategji e udhëheqës të vetin vjen vetëm më pas”, citohet të ketë thënë Kurti.