Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, ka folur në mbledhjen e Qeverisë për pritjet e mërgimtarëve në kufi. Ai ka thanë se pritja mesatare është 3 deri në 5 minuta.
Kjo deklaratë e ministrit duket të jetë e pavërtetë, pasi të dhënat e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar thonë se fluksi në pikat kufitare, sidomos ato që lidhin Kosovën me Serbinë, është tejet i madh. Sipas këtyre të dhënave që plotëson për çdo orë pritjet janë deri në një orë tek Dheu i Bardh.
Ndërsa në pikëkalimet kufitare në Muçibabë dhe Merdar pritjet janë nga 20 deri në 30 minuta.