Tashmë është ngritur aktakuza kundër katër punonjësve të aeroportit “Aleksandri i Madh” në Shkup, për dyshimet se kanë kryer vjedhje të rëndë, raportojnë mediat e Shkupit.
Akuzohen katër të punësuarit, tre përgjegjës për transportin e bagazhit dhe një pjesëtar i sigurimit, të cilët në mënyrë të paligjshme kanë grabitur bagazhin e udhëtarëve, duke shkaktuar dëm prej 410 mijë denarëve.
Gjykatësi hetues ua ka shqiptuar masën e paraburgimit katër punonjësve të aeroportit.
Vjedhja kishte ndodhur gjatë bartjes së valixheve të pasagjerëve, të cilët udhëtonin me fluturimin e kompanisë ajrore “Air Berlin” të linjës Cyrih – Shkup. Ata janë kapur javën e kaluar duke grabitur kryesisht stoli ari nga bagazhet dhe çantat e udhëtarëve.