Grekët antikë dhe popujt tjerë të antikës kanë qenë shumë më inteligjentë se sa njerëzit që jetojnë sot. Kështu së paku mendon shkencëtari amerikan nga Stanford University i kalifornisë, Gerald Crabtre.
Ai ka konstatuar se jo vetëm mendimtarët si Aristoteli Sokrati me kompani por edhe populli i zakonshëm para më shumë se 2000 vitesh ka qenë më i mençur në krahasim me pasardhësit.
Trendin drejt marrëszisë ai nuk e sheh si diçka që lidhet me mënyrën moderne të jetesës. Jo. Ai ka filluar para disa mijëra vitesh, më saktë me fillimin e marrjes së njeriut me bujqësi dhe me fillet e jetës në shoqëri.
Në kohën kur njerëzit jetonin në grupe të vogla dhe endeshin nëpër egërsi, inteligjenca e njeriut shkonte drejt ngritjes. Presioni i evolucionit e shtynte njeiun të zhvillonte inteligjencën. Ndërsa, prejse njerëzit jetojnë të socializuar, inteligjenca shkon duke e humbur rëndësinë, mendon Crabtre.