Policia e Shtetit njofton çdo ditë se nuk po ndalet hyrja e refugjatëve në vendet shqipëtare.
Refugjatët hyjnë në Shqipëri për të kaluar më pas në vendet e tjera të Bashkimit Europian, shkruan Albinfo.ch.
Edhe pse policia çdo ditë njofton për kapjen e refugjatëve në mënyrë ilegale, disa prej tyre arrijnë të qëndrojnë por jo ligjërisht.
Sipas policisë, gjatë këtyre ditëve në Korçë e Gjirokastër janë kapur 24 shtetas të huaj nga vendet e treta, emigrantë të paligjshëm.
Për ta policia ka vijuar procedurat për kthimin në vendet e tyre të origjinës.