Emma Stone ka fituar shumë çmime në karrierën e saj, përfshirë edhe Oscarin për filmin La La Land.
Por, ishte një Emma tjetër, që mund të ishte personazhi kryesor në këtë film. Emma Watson, fillimisht ishte e përzgjedhura për të qenë pjesë e këtij filmi.
E pasi kishte deklaruar se ishte shumë e zënë me një tjetër film, regjisori i filmit Damien Chazelle, vendosi ta ndërrojë aktoren.
Watson kishte thënë se kishte pasur dëshirë të madhe të ishte pjesë e këtij filmi, por rrethanat nuk e kishin lejuar.