Në Gjenevë është shitur një diamant me çmim rekord. Plot 20 milionë dollarë “i ka nxjerrë nga xhepi” pronarit të ri, ekzemplari i njohur si “Diamanti i arçidukës Joseph”.
Me 76.02 karatë, me ngjyrë të përsosur dhe qartësi të skajshme, ky diamant vjen nga miniera Golkonda në Indi.
Shtëpia e ankandeve “Christie`s” ka thënë për të se është “njëri ndër diamantet më të njohur dhe më të lakmuar në botë”. Është pritur se do të shitej për 15 milionë dollarë, ndërsda u arrit që të shitej për saktësisht 21.5 milionë, pasi që në çmim llogariten edhe provizioni dhe taksat.
Pronari i ri ka dashur të mbetet anonim .