Skip to content

Më shumë azilantë nga Kosova në Luksemburg

Gjatë muajit tetor në Luksemburg kanë kërkuar azil 167 veta, që është për 42 më shumë se një muaj më parë. Shumica e kërkesave, ose 61 sish, vijnë nga Bosnjë e Hercegovina, 26 nga Kosova, 24 nga Serbia, 18 nga Mali i Zi. Krahasuar me muajin shtator ka pasur 32 kërkesa më shumë nga Bosnja, […]

Gjatë muajit tetor në Luksemburg kanë kërkuar azil 167 veta, që është për 42 më shumë se një muaj më parë. Shumica e kërkesave, ose 61 sish, vijnë nga Bosnjë e Hercegovina, 26 nga Kosova, 24 nga Serbia, 18 nga Mali i Zi.

Krahasuar me muajin shtator ka pasur 32 kërkesa më shumë nga Bosnja, për 12 veta është shtuar numri i  azilkërkuesve nga Kosova dhe për 8 nga Serbia.

Ajo që është karakteristike për azilin në Luksemburg është se afër një e pesta e kërkesave të azilit të regjistruara  nga fillimi i vitit e këndej vijnë nga Serbia (18.91% ose 353 persona). Në vendin e dytë, me 282 kërkesa ose 15.1% janë shtetasit e Shqipërisë ndërsa në të tretin janë malazezët me 275 kërkesa ose 14.73%.

Nga ky numër gjatë vitit 2012 vetëm 54 veta kanë fituar statusin e refugjatit të njohur në Luksemburg, ndërsa 1428 persona është dashur ta lëshojnë vendin. Vetëm gjatë tetorit janë dëbuar 133 veta.