Bëhet fjalë më saktë për krem dhe zbukurime ëmbëlsirash në gjatësi prej 1221 metra. Në këtë mënyrë është mundur një ekip belg, i cili kishte arritur 20 vjet më parë, të bënte një vepër të tillë të gjatë prej 1037 metra.
“Krem-pitja për të hyrë në “Librin Guinnes” të rekordeve botërore duke respektuar rregullat e rrepta, jo vetëm sa i përket higjienës në përputhje me ligjin e ushqimit zviceran, por edhe duhet të ishte e shijshme”, tha Anna Orford nga “Guinnes”.Për përgatitjen e një ëmbëlsire kaq të gjatë kanë punuar një ekip prej mbi 100 njerëzish
Krem-pitja peshonte 4207 kg në fund. Përbërësit e saj ishin 864 litra krem, 576 litra të qumësht, 600 kg miell, 432 litra gjalpë dhe 360 kg përbërës të tjerë.
Ëmbëlsira e ndarë në 30 mijë pjesë i solli organizatorëve 100 mijë franga, të cilat do të shkojnë krejtësisht për organizata që merren me luftën kundër kancerit të gjirit.