Në një ankand me veprat e pop artistit Andy Warhol në shtëpinë e ankandeve Christie`s, në Nju Jork janë shitur vepra me vlerë prej 17 milionë dollarësh.
Vetëm grafika “Endangered Species: San Francisco Silverspot” me flutura ka arritur të shitet për 1.2 milion dollarë.
Një portret i Jackie Kennedy (bashkëshortja e presidentit amerikan John Kennedy) është shitur për 626 mijë dollarë, ndërsa nje fotografi e Arnold Schwarzeneggerit, ka mbërritur deri në 32500 dollarë.
Ky ankand ishte i pari në serinë e ankandeve nga trashëgimia e artistit të madh të vdekur në vitin 1987. Paratë nga shitja e punimeve shkojnë në fondacionin Andy-Warhol.