Gjykata Themelore e Prishtinës i ka caktuar nga 30 ditë paraburgim katër të arrestuarve: Mario Millosheviq, Gjorgje Paviqeviq, Strahinja Dankoviq dhe Laureta Zybas.
Prokuroria Themelore në Prishtinë kishte kërkuar caktim të masës së paraburgimit ndaj katër të arrestuarve dy netë më parë në Prishtinë.
Katër të dyshuarit ishin arrestuar para dy netëve në Prishtinë.
Nga të arrestuarit, dy janë malazez, një serb dhe një kosovare.
Të arrestuarit përveç kosovares kanë qenë të kërkuar ndërkombëtarisht nga INTERPOL për vrasje.