E hëna është dita e Cristiano Ronaldos në skuadrën e tij të re, Juventus.
Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë në orët e mëngjesit mbërriti në stadiumin e Juventusit, ku ishte mbledhur numër i madh i tifozëve për të përshëndetur yllin e ri të tyre dhe për të marrë autografe prej tij.
Pasi përshëndeti tifozët, 33-vjeçari vazhdoi në klinikën mjekësore të klubit për testet mjekësore, të cilat i kreu me sukses.
Ronaldo do të prezantohet te Juventusi sonte prej orës 18:30. Ylli portugez do të nënshkruajë me kampionët e Italisë për 4 vjet me një pagë prej 30 milionë eurosh në stinor.
Për portugezin, Juventusi i pagoi Real Madridit, 100 milionë euro.