Policia njofton se rreth orës 06:40, në lagjen “Naim Gjylbegu”, shtetasi Boran Berçama rreth 30 vjeç ish pjeswtar i policisë dhe bashkëjetuesja e tij Silvi Ndoci janë gjetur të vrarë brenda automjetit të tyre.
Dy viktimat kanë qenë në vetur së bashku me fëmijën e tyre 1-vjeç e gjysmë që fatmirësisht ka shpëtuar pa lëndime.
“Menjëhere kanë shkuar në vendngjarje shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin për media.
Më vonë policia ka gjetur një automjet të djegur që dyshohet se është përdorur nga autorët e vrasjes.
Në veturën e djegur është gjetur një armë që sipas policisë mund të jetë përdorur në vrasjen e çiftit.