Pas qytetit të Vlorës edhe Saranda do të ketë aeroport turistik.
Kjo u bë e ditur nga ana e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Qeveria shqiptare tashmë po bën realitet ëndrrën dhe ambicien për të fuqizuar infrastrukturën sa i përket aeroporteve.
Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së punimeve për byepass-in e Tepelenës, ku tha se fushata elektorale për të fuqizuar infrastrukturën aeroportuale është në rrugën e realizimit.
“Jemi në proces dhe së shpejti do të finalizojmë edhe kontratën për të çelur aeroportin e Kukësit. Po ashtu jemi në proces dhe së shpejti finalizohet kontrata për të ndërtuar aeroportin e ri ndërkombëtar të Vlorës. Kemi nisur procesin për të bërë vlerësimet e nevojshme për të ndërtuar aeroportin turistik të Sarandës”, ka thënë Rama.