Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme ka marrë pjesë në pritjen e Ambasadës së Francës në Kosovë e cila është organizuar për nder të Ditës së Bastijës.
Kjo ditë është Festë Kombëtare në Francë.
Sipas presidentit Thaçi, kjo është ditë e shënuar për Francën dhe tërë botën liridashëse, thuhet në njoftimin e zyrës për media të presidencës.
“Porosia që dha Parisi, në Ditën e Bastijës, u bë mesazh dhe aspiratë për tërë botën liridashëse. Liri, barazi dhe vëllazëri u bënë dëshira të tërë botës dhe mbi frymën e tyre u ndërtuan shumë shtete e shoqëri. Këto vlera ishin në thelb edhe të aspiratës së Kosovës, që të jetë e lirë, e barabartë me vendet e tjera, në një bashkësi fraterniteti me popujt e tjerë”, ka thënë Thaçi.
Thaç ka shprehur edhe mirënjohje për përkrahjen e Francës në shtetndërtimin e Kosovës.