Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi në takimet sqaruese që po mbanë me prodhuesit dhe ricikluesit e Plastikës ka qenë i prerë për ta duke thënë se nuk do ketë më tolerime duke kërkuar që zbatimi i ligjit të duhet të jetë primar.
Shqipëria po bënë përgatitje që të largojë nga përdorimi qeset plastike.
“Biznesit ju la disa muaj kohë në dispozicion për adaptimin e teknologjive, për të ndaluar prodhimin e qeseve të holla, një përdorimshme që do më shumë se 300 vjet të vetë shkatërrohet”, ka thënë ai duke shtuar se bashkëpunimi i të gjithëve për të denoncuar mungesën e kontrollove nga ana e inspektorateve në zona të caktuara është i domosdoshëm.