Në vitin 2011 shërbimet kantonale për borxhe, anëtarë të shoqatës Borxhe dhe Këshilla (Dettes Conseil Suisse, DCS) kanë mbështetur 4.482 familje, ose rreth 10.000 njerëz. Totali i borxheve të administruara kalon 288 milionë franga zvicerane, ose një borxh mesatar për familje prej 64.373 frangash.
Rritja e këtij menaxhimi mbetët e vogël në krahasim me vitin e kaluar: 1.7% ose 77 familje, shkroi të martën DCS. Duke marrë parasysh studim e 2008-ës të Zyrës Federale të Statistikave (FSO): 570.000 veta jetonin me borxhe të rëndësishme.
Sipas FSO-s, personat më të prekur janë të huajt, ata që kanë kryer vetëm shkollën fillore, si dhe çiftet me fëmijë që kanë të ardhura mujore më pak se 3.357 franga.