LAPSH-i ka arritur për herë të parë të organizojë mësimin plotësues të gjuhës shqipe edhe në komunën e Zollikofenit në Zvicër.
Deri tani janë paraqitur vetëm 15 nxënës. Ndërsa organizatorët thonë se numri i nxënësve do të rritet.
Nisma për hapjen e kësaj klase për nxënësit shqiptarë është iniciuar nga vet mësuesi Shaban Shala, dhe prindërit Agim Asani dhe Mimoza Avdyli.
Nxënësit e moshave të ndryshme po vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe që nga 17 tetori çdo të mërkurë prej orës 14 deri në ora 16.00.