Gjykata e Apelit e ka liruar nga paraburgimi drejtorin e Klinikës së Urologjisë, Rexhep Kasumaj, i cili ishte arrestuar ditë më parë nën dyshimin për marrje ryshfeti.
Apeli, ka miratuar kërkesën e mbrojtjes, duke i caktuar masë tjetër.
“Gjykata e Apelit vlerëson se edhe masa e arrestit shtëpiak, është e mjaftueshme për të parandaluar rrezikun e ikjes, ndikimit në dëshmitarë dhe rrezikun e përsëritjes se veprës penale,” thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit.
Kasumaj, aktualisht nga prokuroria është i dyshuar për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare” dhe “marrje ryshfeti”, ndërsa pas arrestimit, SHSKUK-ja e ka suspenduar atë nga detyra e drejtorit.