Komuna e Drenasit ka nisur aktivitetet për muajin e Mërgatës 2018.
Sontë në sheshin “Fehmi Lladrovci”, për nderë të mërgimtarëve do të performojnë grupi Fisnikët ngjarje e cila do të nis nga ora 22:00.
Komuna ka bërë thirrje që të marrin pjesë të gjithë qytatrët në këtë event.
Përplot 28 ditë do të zgjasin aktivitetet e ndryshme të cilat do të mbahen nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci.
E gjithë kjo po bëhet për të nderuar të gjithë bashkëatëdhetarët që vijnë gjatë muajve të verës në vendlindjet e tyre, shkruan Albinfo.ch.