Kërkesave të minatorëve të Trepçës u janë bashkangjitur edhe ish-punëtorët e këtij kombinati, tashmë të pensionuar.
Me pankarta në duar, ata të enjten kanë protestuar Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga ajo që t’i marrë parasysh kërkesat e minatorëve, të cilat ata i konsiderojnë si legjitime.
“Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do të vijmë dhe do të vdesim nëse është nevoja këtu”, ka thënë njëri nga minatorët.
E kësaj proteste iu bashkua edhe kreu i BSPK-së, Avni Ajdini.
“Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga Trepça. Kërkojë nga qeveritarët tanë të shkojnë në Trepçë dhe të ulen me minatorët ta gjejnë zgjidhjen”, ka thënë Ajdini.