Qeveria e Shqipërisë ka marrë vendim që nga ky vit të nis me shpërndarjen e librave falas për nxënësit e shkollave fillore.
Nga ky projekt do ë përfitojnë nxënësit deri në klasën e katërt.
Ministria e Arsimit ka shpjeguar se si do të funksionojë procedura.
Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini tha se 125 mijë fëmijë përfitojnë librat falas. Po ashtu ajo theksoi se tekstet falas duhet të rikthehen në fund të vitit shkollor.
E njëjta praktikë, e librave falas, ndiqet edhe në Kosovë e Maqedoni.