120 prej tyre po qëndrojnë për disa vite jashtë Zvicrës. Kështu thotë një studim i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG). Sipas BAG për shkak të këtij numri të madh të mjekëve është e nevojshme të mundësohen trajnime shtesë në mjekësi.
Kjo është hera e parë që është vërejtur „ikja“ e mjekëve nga Zvicra. Qeveria e Zvicrës në raportin e fundit rreth strategjisë kundër mungesës së mjekëve nuk e kishte paraparë ikjen e 200 mjekëve jashtë vendit.
Deri më tani ishte në fokus fluksi i madh i mjekëve të huaj në Zvicër.
Deri në fund të shtatorit BAG ka bërë të ditur se ka njohur 1769 diploma të mjekëve të huaj të zonës së BE-së. Qeveria e Zvicrës kishte rekomanduar rritjen e numrit të studentëve që diplomojnë në mjekësi nga 800 deri në 1300.