Maqedonia është shtet fragjil. Arsyeja e kësaj kryesisht është e brendshme, për shkak të raporteve të rënda mes shumicës sllave dhe komunitetit shqiptar, përcjell albinfo.ch. Por zbehja e kësaj vështirësie varet nga një faktor i jashtëm: zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë.
Ky konflikt grotesk ishte arsye e jostabilitetit, sepse është ndër të pakta qëllime që bashkon shqiptarët dhe shumicën sllavo-maqedonase: me zgjidhjen e emrit mundësohet anëtarësimi në NATO.
Rusia mundohet ta përdorë këtë pikë kritike. Përmes destabilizimit ajo kërkon të ushtrojë ndikimin e saj. Nuk është çudi që Rusia mundohet të sabotojë marrëveshjen – dhe me këtë të sjell përçarje te qeveria greke – që në fakt nuk është pjesë e “rusofobëve”, si në një pjesë të madhe të Europës.