Zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Faruk Nura, njofton se ka pritur në një takim përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës me të cilët kanë diskutuar për bashkëpunim dhe koordinim në çështjet me interes të zhvillimit ekonomik. Nura premtoi mbështetje maksimale për bizneset. Kurse, Kryetari i Bordit të OAK, Skënder Krasniqi, ka thënë se bizneset kanë nevojë për mbështetje nga institucionet vendore.
“Kosova ka shumë mundësi për investime të huaja dhe duhet bashkëpunim i ngushtë në mënyrë që të krijohet një klimë më të mirë të të bërit biznes”, ka thënë ai.