Instanca e dytë të mërkurën e ka dënuar një shtetas nga Maqedonia për ndihmë në vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Dënimi i tij është nëntë vjet heqje lirie. Në gjykimin e 2016-ës ai u shpall fajtor edhe për vrasje, përcjell albinfo.ch.
Te i dënuari i dytë, një kosovar, i mbetet dënimi për vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Megjithatë, Gjykata reduktoi dënimin në 20 vjet heqje lirie. Ky është shkelësi që u arratis nga burgu qendror i Freiburgut vitin e kaluar.
Gjakderdhje e dy klaneve nga Kosova
Në maj 2013 u qëllua me armë zjarri përpara shtëpisë së tij një italian 36-vjeçar në Frasser FR. Skenën makabre e panë katër fëmijët e tij dhe e dashura.
Gjykata e atëhershme tha se bëhet fjalë për hakmarrje mes dy klaneve mafioze të Kosovës dhe i dënoi me burgim të përjetshëm. Italiani, në fakt, ishte me origjinë nga Kosova.