Kina për herë të parë gjendet në mesin e 20 ekonomive më inovative, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë rrëshqitur në vendin e gjashtë, thuhet në raporton Global Innovation Index 2018, shkruan albinfo.ch.
Numër një vazhdon të jetë Zvicra, e ndjekur nga Holanda, Suedia, Britania e Madhe dhe Singapori.
Nga vendi i katërt i vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara ranë në vendin e gjashtë, ndërsa Kina përparoi nga vendi i 22-të në vendin e 17-të.
Organizata Botërore për Pronësi Intelektuale (WIPO) ka thënë se Kina ka avancuara për ekonominë e saj, e cila edhe i ka dhënë përparësi kërkimit dhe inovacionit.
Indeksi i inovacionit publikohet çdo vit nga VIPO, Universiteti Cornell dhe INSEAD Business School.
Switzerland
Netherlands
Sweden
UK
Singapore
USA
Finland
Denmark
Germany
Irelandare top 10 innovators, says Global Innovation Index 2018: https://t.co/SWKSYDPvOC pic.twitter.com/8ahgrcVvhG
— United Nations (@UN) July 10, 2018