Kroacia ka mposhtuar ekipin e Anglisë me rezultat 2-1.
Për 90 minuta, Kroacia dhe Anglia ishin me rezultat të barabartë 1-1.
Ishte ekipi anglez, i cili në minutën e 5-të shënoi për rezultatin 1-0.
Në minutën e 68-të, Perisic ishte ai që barazoi rezultatin.
Në vazhdime, dhjetë minuta para se të përfundonte loja, ishte lojtari i Kroacisë, Mandzukic, i cili nga një asist i Perisic bëri që Kroacia të jetë në avantazh të lojës prej dy golave.
Të dielën Kroacia do të luajë kundër Francës në finale.