Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka falënderuar të gjithë popullin shqiptar, për mbështetjen të vazhdueshme.
Ajo ka psotuar në llogarinë e saj në “Instagram”, në lidhje me pranimin e dhuratës nga ana e Kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
“Faleminderit nga Kryeministri i Kosovës për këtë mbrëmje të mrekullueshme me të famshmit e talentuar kosovar. Faleminderit që më prezantuat me këtë simbol të mrekullueshëm të Prishtinës, të titulluar “Hyjnesha në Fron”. Ndihem e priviligjuar nga mbështetja e shtetit”, ka shkruar Rita Ora.