Edhe Partia Eko Lëvizja e Gjelbër, ka reaguar për mundësin e ndërrimit të ligjit për importimin e veturave më të vjetra se dhjetë vjet.
Eko Lëvizja e Gjelbër, mendon dhe shpreson se Deputetët e Parlamentit do të mendojnë mirë nesër para se të votohet ky ligj, dhe do të mbretërojë vëmendja e arsyeshme, në mënyrë që i njëjti të refuzohet dhe mos të votohet.
“Kosova edhe sot e një kohë të gjatë përballet me ndotje enorme të shkaktuar nga shume burime ndotëse. Ndërsa me importimin e automjeteve të vjetërsisë më te lartë se 10 vjet, kësaj ndotje do ti kontribuohet në mënyre të drejtpërdrejt”, thuhet në reagim.