Në zyrën federale kompetente për iniciativa, në Bernë, ka arritur iniciativa popullore me moton “Stop mbipopullimit”. Këtë iniciativë për referendum e ka udhëhequr organizata ambientale Ecopop, e cila përmes saj synon që rritja e popullatës zvicerane të bëhet në mënyrë të kufizuar.
Ajo i ka plotësuar kushtet për tu hedhur në votim gjithëpopullor, pasi që ka mbldhur 120 mijë nënshkrime.
Kufiri i pranueshëm, sipas saj është 0.2 për qind në vit. Veç kësaj, Ecopop kërkon që edhe vendet në zhvillim të mbështeten në planifikimin familjar.
Objektiv i shpallur i kësaj iniciative është që të kursehen resurset natyrore dhe hapësira për relaksim e Zvicrës.
Përgjegjësit e iniciativës theksojnë me këtë rast se nuk kanë qëllime të drejtuara kundër të huajve.