Komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, ka thënë se vendimi për liberalizim për Kosovën, do të merret shumë shpejt.
Ai para takimit të Samitit BE-Ballkan Perëndimor, që ka nisur në Londër e do të vazhdojë edhe nesër ka thënë se vendimi do të merret para pushimeve të verës së zyrtarëve të bashkimit Evropian.
Në këtë samit kanë marrë pjesë edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe ai i Shqipërisë Ditmir Bushati.
Pacolli ka shprehur bindje se Kosova do të marrë vlerësim pozitiv për vizat, ndërsa ka folur edhe për tërheqjet e njohjeve për Kosovën.
“Nuk kemi marre asnjë notë verbale për tërheqje njohjesh. Procesi për njohjet do të vazhdojë”, ka thënë Pacolli. E Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka thënë se për afrimin e shtetit të tij me BE-në, kyç është dialogu me Kosovën. “Nëse kemi sukses në dialog, proceset e tjera demokratike do të shikohen më pak”, ka thënë Daçiq në një panel diskutimi në kuadër të Samitit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor që u mbajt më vonë ku nuk ishtin të pranishëm delegacioni kosovar.