Laura Kovesi tha se vendimi mund t’i lërë prokurorët të zbuluar ndaj ndërhyrjeve politike.
Ajo ka qenë në krye të agjencisë anti-korrupsion që nga viti 2013 dhe, nën drejtimin e saj, numri i dënimeve është rritur ndjeshëm në njërin prej vendeve më të korruptuara të Bashkimit Evropian, duke marrë përgëzime nga Brukseli, i cili e ka gjyqësorin rumun nën vëzhgim të posaçëm, shkruan VOA, përcjell Albinfo.ch.
Duke reaguar për vendimin, zonja Kovesi fajësoi politikanët në pushtet se përpiqen të bllokojnë funksionimin e gjyqësorit, duke zbutur ligjet për krimin në parlament, për t’u mbrojtur nga ndjekjet penale.
Vitet e fundit, prokurorët kanë siguruar një varg dënimesh kundër deputetëve, ministrave dhe kryebashkiakëve, nën akuzat për konflikte interesi, shpërdorim pushteti, mashtrime dhe dhënie kontratash shtetërore në shkëmbim të ryshfetit.