Katari e ka njohur shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Kosovës.
“Sot në New York, ambasadori i Katarit i’a dorëzon letrën e njohjes ambasadorit të Kosovës, Avni Spahiu”, ka konfirmuar për Express zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Vlora Çitaku.
Katari bëhet shteti i 73 që ka njohur Kosovën, dhe i pari këtë vit.