Ministria e Punëve të Brendshme ka krijuar këtë linjë-linku për të ifnromuar qytetarët se sa do të presin nëpër pikat kufitare që lidhen me Kosovën.
Të dhënat e fundit të MPB-së, tregojnë se në pikën kufitare te Dheu i Bardhë, ka afërsisht 700 metra kolonë në hyrje ndërsa në dalje 20 metra ndërsa pritjet janë përafërsisht 40 minuta në hyrje dhe deri në 5 minuta në dalje.
Në kufirin në Han të Elezit pritjet për hyrje janë deri në 15 minuta ndërsa në dalje deri në 5 minuta.
Në pikat e tjera si Glloboqicë, Qafë e Prushit, Qafë e Morinës, Kullë, Bërnjak, Jarinje, Muçibabë, Mutivodë, Merdare nuk ka pritje të gjara dhe hyrjet daljet mund të jenë deri në 5 minuta, përcjell albinfo.ch.
Përmes kësaj linjë- linku të gjithë që largohen apo dëshirojnë të hyjnë në kosovë mund të informohen në çdo kohë.
Më poshtë mund të klikoni edhe linkun për të parë pritjet në kufinjë.
https://mpb.rks-gov.net/QKMK.aspx