Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka kritikuar kryeprokurorin Aleksandër Lumezi për mosefikasitet në luftimin e korrupsionit te zyrtarët e nivelit të lartë.
Në faqen e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se për ta luftuar korrupsionin në Kosovë, nuk është gjendja aq e pashpresë, por se sipas tij, problemi është se prokurorët dhe gjyqtarët më shumë i frikësohen qeverisë dhe oligarkëve, sesa anasjelltas.
Kurti e ka quajtur Lumezin këngëtar që nuk këndon dhe kryeprokuror pa (krye)aktakuza.
Lideri i Vetëvendosjes ka vlerësuar se shkalla e korrupsionit është e lartë në nivele të larta, por nuk është e përhapur në familjet e Kosovës.