Mesfushori shqiptar, Taulant Xhaka, është një ndër futbollistët më të dalluar te Baseli, por edhe në Kombëtaren shqiptare me shpirtin e tij luftarak.
Tani shërbimet e tij po i kërkon edhe skuadra e njohur spanjolle, Sevilla, shkruan “estadiodeportivo.com”.
Taulanti është duke shqyrtuar këtë mundësi sipas mediave spanjolle, përcjell albinfo.ch.
Ai ka qenë lider i Baselit në Superligën zvicerane dhe në garat ndërkombëtare dhe pas shumë vjetësh mund të ndërrojë ambient.
Sevilla tashmë ka filluar bisedimet me vëllain e Granit Xhakës, dhe që në verë t’i bashkohet skuadrës spanjolle.
Nëse marrëveshja do të finalizohej me sukses, ky do të ishte një hap i madh në karrierën e mesfushorit shqiptar.