Policia e Kosovës njofton se një rast i dhunës në familje ka ndodhur në fshatin Cërmjan të Gjakovës ku është arrestuar një person për këtë.
Sipas policisë i tashmë i arrestuari i komunitetit Egjiptian, ka sulmuar fizikisht motrën e tij.
“Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.