Belgjika është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror, pasi ka mundur Brazilin me rezultat 2:1, shkruan albinfo.ch.
Golin e parë në këtë ndeshje u shënua nga Fernandinho në minutën e 13-të, por mesfushori brazilian shënoi në portën e tij, duke kaluar në epërsi belgët.
Belgët nuk u ndalën me kaq dhe luajtën nga kundërsulmet, derisa në minutën e 31-të, Kevin de Bryne realizoi për 2:0.
Më nuk kishte gola në pjesën e parë, derisa në atë të dytë, brazilianët dominuan, kurse Augusto në minutën e 76-të shënoi me kokë për 2:1. Brazilianët kishin shumë raste shënimi, por pa arritur të barazojnë rezultatin.
Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sot, Franca ka mundur Uruguain me rezultat 2:0 për të kaluar në gjysmëfinale.
https://www.youtube.com/watch?v=NJ5YpTKzw5g
https://www.youtube.com/watch?v=0e4Z2ho2V4c
https://www.youtube.com/watch?v=wNQhg0wMDOQ