Një ish- zhytës i marinës në Tajlandë, ka humbur jetë sot deri sa po merrte pjesë në shpëtimin e 12 djemve dhe trajnerit të tyrë të futbollit, pasi që kishin mbetur të bllokuar në një shpellë të përmbytur.
Ngjarja ka ndodhur në Tajlandë, shkruan Albinfo.ch.
12 djem dhe trajneri i tyre i futbollit janë bllokuar për gati dy javë në një dhomë në shpellë.
Grupi u gjet nga zhytësit britanikë të shpëtimit pas 10 ditësh në shpellë, të vendosur në një shkëmb në një dhomë të vogël rreth 4 kilometra larg gojës së shpellës.
Ekipet e zhytësve të Tajlandës dhe ata ndërkombëtar i kanë furnizuar me ushqim, oksigjen dhe kujdes mjekësor.
Sipas mediave amerikane ka pasur shqetësim në lidhje me rritjet e nivelit të oksigjenit në vendin ku kanë mbetur djemtë.